Ai është shpesh aktiv me projekte të shumta muzikore, gjersa nuk mungon edhe nëpër koncerte.

Së fundmi, reperi ka bërë të ditur se koncerti i tij i radhës është më 17 shkurt, dhe për herë të parë do të performojë në Londër.

E veçanta e këtij koncerti, është se të ardhurat e tij do të shkojnë në ndihmë për shërimin e Egzon Kryeziut.

Ky i fundit është njëherësh mik i reperit, teksa për mbledhje ne fondeve për të ndihmuar në shërimin e tij, kanë bërë thirrje emra të shumtë nga estrada.

“Më 17 shkurt për Pavarësinë e Kosovës, për herë të parë në Londër … çdo biletë e shitur (2 funte) e këtij koncerti, shkon për shërimin e Egzonit dhe Valonit”, ka shkruar Majk në njoftimin e bërë në Instagram.

Egzoni dhe Valoni përndryshe ishin pre e një aksidenti me fatalitet dy muaj më parë, ku dy nga personat që ndodheshin në veturë me ta ndërruan jetë, teksa këta të dy mbetën me dëmtime serioze, trajtimet e të cilave kërkojnë të bëhen jashtë vendit.

Duket se iniciativa e nisur nga reperi është një thirrje e madhe për të gjithë fansat e tij, që të mos mungojnë në koncertin e Pavarësisë, dhe të ndihmojnë në mbledhjen e fondeve për shërimin e Egzonit dhe Valonit.


Flash Lajme