Reperi befasoi bashkëshorten e tij me një performancë private nga Kenny G.

Saksofonisti që fitoi Grammyn qëndroi në mes të një dhome në shtëpinë e çiftit në Hidden Hills, ku Kenny ishte i rrethuar nga trëndafila të cilat ishin në dysheme në vazo.

Ai i bëri serenatë zonjës West me këngë si “Someëwhere Over the Rainbow”, teksa Kim e regjistroi momentin me telefonin e saj.

Ajo më vonë u shfaq në rrjetet sociale për të postuar këtë gjest të ëmbël të bashkëshortit të saj, i cili nuk ka mundur të ndalet së qeshuri.

“Nuk është gjë e madhe thjesht Kenny G është në dhomën time të ndejës. Urime ditën e Shën Valentinit”, ka shkruar Kim në postimin e saj në Twitter.

Kanye është i njohur si një befasues i zoti. Në vitin 2016, ai ka paguar një orkestër për t’i bërë serenadë Kimit për Ditën e Nënës dhe madje e mori me qera gjithë AT&T Park të San Franciscos për t’i propozuar asaj në vitin 2013.

Çifti po pret edhe fëmiun e katërt të tyre, nga një nënë tjetër.


Flash Lajme