Ajo ka nisur një turne muzikor anembanë globit dhe gjatë ditëve të kaluara performoi para publikut australian të mbledhur në Sydney.

Bukuroshja jonë për pak minuta e ndaloi koncertin pasi një vogëlush kërkonte t’i thoshte diçka këngëtares.

“Mund ta ndalojmë shfaqjen. Të gjithë ndaloni. Adam ka një pyetje”, tha Rita Ora.

Adam kërkoi nëse mund t’i afrohej më shumë skenës, ndërsa Rita iu përgjigj “Po bëhesh pak narcisoid i dashur. Të gjithë kanë blerë një biletë për këtë shfaqje. Na vjen keq djema”.

Djaloshi arriti t’i afrohej më tepër skenës dhe 28-vjeçarja mund të dëgjonte komplimentin e tij.

“Adam sapo pranoi që erdhi në shfaqje duke mos e ditur se çfarë e priste dhe unë tani fitova një fans”, tha me krenari Rita.

Ndryshe, biondina tashmë do të mbajë disa koncerte për të promovuar albumin më të ri “Phoenix”.


Flash Lajme