Linda Halimi, këngëtarja e njohur nga Kosova, e cila prej kohësh jeton në Gjeorgji me partnerin e saj Davon Edwards është bërë nënë për herë të parë.



Ka qenë Davon, ai, i cili ka dhënë së fundmi edhe lajmin surprizë për fansat, se janë bërë prindër të një vajze.

Edwards ka publikuar foto me vajzën të cilën e kanë pagëzuar me emrin, Kaimana.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, partneri i këngëtares ka ndarë lajmin me ndjekësit, të cilët kanë mbetur të habitur. Bashkëshorti i Lindës ka rrëfyer se gjithçka ka shkuar mirë.

“Ne jemi shumë të lumtur dhe të bekuar të tregojmë se vogëlushja jonë e parë është këtu me ne. Ne kemi rënë në dashuri me të dhe mezi po presim ta marrim në shtëpi. Bashkëshortja ka pasur një shtatzëni shumë të shëndetshme”, – shkruan ndër të tjera Davon.


Flash Lajme