Kanë treguar gjithnjë se janë një nga çiftet më të dashuruar të showbizit botëror. Prej 6 vitesh Justin Timberlake dhe Jessica Biel janë të martuar dhe janë prindër të një vogëlushi me emrin Silas.

Justin ka përfunduar turin e tij “Man of the woods” dhe bashkëshortja e tij ka qenë me të çdo etapë të këtij turi.

Në përfundim të tij ajo ka menduar të publikojë një mesazh prekës dhe plot dashuri për të ku është shprehur:

“Po rri e qetë sepse ti je në dhomën tjetër. Është spektakli yt i fundit, është spektakli i fundit i ‘Man of the woods’ sot. Doja të thosha se jam shumë krenare për ty dhe ndjej se ndonjëherë marr nën zotërim atë që ti ke bërë gjatë këtij 1 viti e gjysmë të fundit. Ndjehem e nderuar kur të shikoj ty duke shkëlqyer çdo mbrëmje dhe duke bërë atë për të cilën ke ardhur në jetë. Ti më frymëzon mua, ti frymëzon Silan. Ti e bën zemrën time të shpërthejë nga lumturia dhe dashuria kur të shoh ty duke bërë gjënë tënde. Unë jam fansja jote numër 1, të dua!”,-është shprehur ajo mes lotësh.

Pas këtij dedikimi nuk mund të mos reagonte Timberlake i cili është shprehur përmes një komenti.

“Dua të them…unë nuk po qaj. Ti po qan! Nuk mundem me këtë mesazh. Të dua shumë!”,-përfundon komenti i këngëtarit, që gjithashtu shquhet për dedikime plot dashuri ndaj partneres së tij.


Flash Lajme