Prej kohësh është përfolur në media të ndryshme se vajza e ish-deputetes Majlinda Bregu, Kejda dhe djali i ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Erik Fullani janë në një lidhje.

Fillimisht ishin disa postime në rrjetet sociale të Erikut dhe Kejdës ato që tërhoqën vëmendjen e të gjithëve dhe që shtuan dyshimet për një romancë të mundshme.

Ata gjithashtu kanë qenë shumë herë në udhëtime së bashku dhe fotot nga i njëjti vend kanë nxjerr zbuluar dy personazhet e njohur.

Siç duket çifti tashmë ka vendosur që të mos fshihet më.

Teksa më përpara kujdeseshin për postimet e tyre, tashmë Kejda dhe Eriku nuk ngurrojnë që të publikojnë foto nga i njëjti vend.

Ditën e djeshme ata kanë qenë të pranishëm në një vend bregdetar dhe në postimet e publikuara shihen në të njëjtin ambient teksa po shijojnë pamjen, duke përforcuar kështu aludimet që janë bashkë.


Flash Lajme