Më në fund është publikuar edhe me videoklip kënga më e re këngëtares së njohur shqiptare, Dhurata Dora, në bashkëpunim me reperin algjerian shumë të famshëm në Francë, Sooking.

Kënga e titulluar “Zemër”, e cila është në gjuhën shqipe dhe franceze, ka ditë që po qarkullon nëpër internet dhe fansat e kanë pëlqyer aq shumë, saqë pritet të shndërrohet në një hit të vërtetë.

E videoklipi për këtë këngë është realizuar në Shqipëri, pikërisht në një nga hotelet e njohura në mesin e autostradës Tiranë-Durrës.

Ndërsa protagonistë në skenat e xhiruara për këtë klip kanë qenë pikërisht dy artistët.

Flash Lajme