Dielli është rikthyer në vend dhe ku më mirë mund ta marrësh se pranë bregdetit shqiptar. Këtë e ka kuptuar edhe modelja, prezantuesja, biznesmenia, producentja, aktorja dhe filantropja afrikano-jugore Bonang Dorothy Matheba.

32-vjeçarja, një nga gratë më të njohura në Afrikë dhe më gjerë ka zgjedhur një dhe nga hotelet e njohura bregdetit të Durrësit për të kaluar fundjavën. Matheba ka publikuar disa foto në profilin e saj në Instagram, ndërsa shijon diellin në resortin luksoz buzë detit Adriatik në Golem, që është kthyer në vendin e modeleve të njohura në mbarë botën.

“Të premtet në Shqipëri”, shkruan Bonang teksa poston fotot e saj në plazhin e Durrësit, pranë detit.

Bonang Dorothy Matheba është një prezantuese televizive nga Afrika e Jugut, personalitet radiofonik, biznesmene, producente, aktore dhe filantrope. Matheba është e njohur për aftësitë e saj të shkëlqyera prezantuese dhe zërin e spikatur. Ajo ka prezantuar spektaklin muzikor SABC 1 LIVE, koncert që tërhoqi vëmendjen e publikut.

Ajo është gjithashtu afrikano-jugorja e parë e cila ka zënë vend në një sërë revistash të njohura. Në vitin 2011, ajo ka qenë pjesë e një reality show të suksesshëm në Afrikën e Jugut quajtur B * Dazzled. Në vitin 2013, ajo ishte ambasadorja e parë ndërkombëtare për markën kozmetike Revlon, jashtë SHBA. Në vitin 2014, ajo prezantoi spektaklin përpara ndarjes së çmimeve MTV Europe Music Awards, duke u bërë kështu e para femër nga Afrika e Jugut që prezanton një spektakël të tillë.


Flash Lajme