Aktorja e njohur amerikane, Charlize Theron  ka adoptuar dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë me të cilët ajo kalon shumë kohë.

Kur ajo e adoptoi 7-vjeçarin e prezantoi atë si një djalë, por së fundmi ajo është kapur në foto, teksa djali i saj ishte i veshur me fustan.

Lidhur me këto foto ka pasur shumë komente, ndërsa vetë Theron e cila ka zbuluar arsyen se përse 7-vjeçari vishet ashtu.

“Po, edhe unë mendoja se ishte një djalë gjithashtu. Derisa më pa në sy kur ishte tre vjeç dhe më tha: Unë nuk jam një djalë. Dhe ja ku jam, kam dy vajza të bukura dhe si çdo prind, edhe unë dua që t’i mbroj. Detyra im si prind është t’i dua ato dhe të bëj ç’të mundem që mos t’i mungojë gjë dhe le të bëhen, çfarë ato duan të bëhen”, ka treguar aktorja./ I.M-Dritare.net

Foto 1 nga 4


Flash Lajme