Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, ka qenë i ftuar këngëtari i njohur grek, Lefteri Pantazis, i cili do të performojë sot në një club në Tiranë. Gjithashtu, i ftuar ka qenë dhe këngëtari Devis Xherahu, me të cilin Lefteri ka bërë një këngë, me titull “A më do, unë të dua”.

“Isha në Milano, më vodhën disa gjëra që i kisha fituar prej vitesh, por nuk e di nëse hajdutët ishin shqiptarë apo jo. Më thanë që janë gjetur hajdutët dhe duhet t’i shikoj kush janë dhe nëse janë gjërat e mia të vjedhura, ata janë hajdutët”, u shpreh Lefteri mbi grabitjen që iu bë dhe u tha se hajdutët ishin shqiptarë.

Ndër të tjera, Lefteri ka thënë se ka punuar që 8 vjeç, pasi ka pasur një jetë të vështirë fillimisht. “Më thonin ‘mos ha’ se do bësh shtëpinë dhe kështu e bëm shtëpinë time, të vëllait dhe kështu me rradhë. Mamaja më thoshte ‘mos ha se duhet të jesh i dobët, këngëtarët duhet të jenë kështu”.


Flash Lajme