Aktori i filmit ‘Thor dhe Terminator: Salvation’ Isaac Kappy është konfirmuar të jetë personi që vrau veten duke u hedhur nga një urë, në Arizona, të hënën.

Zëdhënësi i Departamentit të Sigurisë Publike të Arizonës, Bart Graves tha se, Kappy, 42 vjeç, u godit nga një kamion, pasi u hodh nga ura Transwestern Road, ku gjeti vdekjen e menjëhershme, informon dritare.net.

24 orë para se të ndërmerrte këtë akt fatal, aktori shkroi në Instagram: “Unë nuk kam qenë një djalë i mirë dhe kam abuzuar me njerëzit që më donin.”

Përdoruesi i vetëshpallur i drogës ishte kryelajmi në vitin 2018, nën akuzat se kishte tentuar të mbyste vajzën e Michael Jackson, Paris, gjatë një party. Aktori gjithashtu është akuzuar për pedofili.dardania.com


Flash Lajme