Aktorja dhe këngëtarja, Selena Gomez e cila është ndër 3 personat me më shumë follower-s në Instagram, thotë se mediet sociale kanë qenë të tmerrshme për gjeneratën e saj dhe u ka bërë thirrje njerëzve të vendosin afate kohore për aktivitetin online, informon dritare.net

Duke folur në Festivalin e Filmit në Kanë, ku ajo po promovon filmin e saj të ri “The Dead Do not Die”, 26-vjeçarja tha: “Unë mendoj se bota jonë po kalon shumë gjëra. Por sidomos për gjeneratën time, mediet sociale kanë qenë të tmerrshme.”

Ajo pretendon se shumë të rinj nuk janë në dijeni për çështjet e rëndësishme.

“Kjo është një platformë e dobishme, por më shqetëson kur shoh djem e vajza të reja që nuk janë të vetëdijshme për lajmet që po ndodhin. Është egoizëm, nuk dua të them egoistë, kjo është e pasjellshme, por është e rrezikshme për sigurinë.”,– thotë Selena.dardania.com


Flash Lajme