Pak ditë më parë, këngëtarja Luana Vjollca, publikoi projektin më të ri muzikor, në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur Ramadan Krasniqi. Kënga ka rezultuar mjaft e suksesshme dhe ka arritur mbi 1 milion shikime në vetëm pak ditë.

Videoklipi i këngës ishte kuruar me detaje, ndërkohë që Luana shfaqej mjaft seksi.



Por, disa pjesë janë larguar nga klipi dhe këtë moment e ka shfaqur vetë Luana, ku është e pranishme së bashku me grimieren Sellma. “Skena që nuk doli në klip! Dhe Sellma Kasumoviq që më ndreq, disponim”,- shkruan Luana, teksa ka publikuar videon ku shfaqet gjatë skenës së xhirimit të klipit.


Flash Lajme