Në daljen më të fundit të saj, Dukesha e Kembrixhit ricikloi një nga fustanet më të pëlqyer, një polka dot blu me pika të bardha nga Alessandra Rich. Këtë fustan, Kate Middleton e veshi edhe në realizimin e portretit zyrtar, në 70-vjetorin  e lindjes së Princit Charles.

Të gjithë pamë sa bukur i rrinte fustani Kate-it, por askush nuk vuri re një detaj në të. Në cep të jakës së fustanit, Kate kishte një karficë ari, që dikur i përkiste gjyshes së saj. Të katërta deshifrueset e kodeve që dukesha takoi mbanin të njëjtën karficë.

Ky ishte një gjest që Kate e bëri për të kujtuar gjyshen e saj të ndjerë, që gjithashtu ishte deshifruese kodesh, gjatë Luftës së Dytë Botërore.dardania.com