Një status i një gazetari është bërë shkak për të hapur një debat në rrjetet sociale. Duke përshkruar menunë e tiransve, dashur pa dashur ka dal edhe njëherë në pah “lufta” mes qyteteve.

Në debat është përfshirë edhe Olti Curri, i cili si gjithmonë “ka ndezur gjakrat”.



“Toleranca e tironsve ka bere qe shqiperia te pushtoje kete qytet ne paqe dhe te zhvillohet. Imagjino te ishte zhvendosur gjithe Shqiperia ne Tropoje ose Tepelene kishte plas lufta civile me keq se ne SHBA”, ka komentuar Curri në Facebook, duke nisur edhe replikat, të cilat i shprehnin se ishin pikërisht tropojanët ata që zhvilluan Tiranën. E duke njohur Oltin, por edhe ndjeshmërinë e kësaj teme, dihet që debati do të vijojë gjatë.


Flash Lajme