Aktorja e famshme italiane, Eva Grimaldi është martuar me të dashurën e saj, Imma Battaglia, të dielën në Romë.



Të lidhura prej 7 vitesh, ato i thanë “Po” njëra-tjetrës, teksa disa muaj pasi njoftuan në Instagram lajmin se do të martoheshin.

Eva ishte veshur me një fustan ngjyrë rozë ndërsa Battaglia zgjodhi një kostum elegant blu.

Shumë të ftuar VIP ishin të pranishëm në dasmë, duke filluar nga Gabriel Garko, prezantuesja Paola Perego, aktorja Nancy Brilli,  shoëgirl Elenoire Casalegn dhe këngëtarja Bianca Atzei.

Në ceremoni ishin të ftuar edhe disa politikanë si Vladimir Luxuria, Nicky Vendola, Alfonso Pecoraro Scanio dhe Monica Cirinnà.

50-vjeçarja dhe Imma janë së bashku prej më shumë se 7 vitesh. Ato e mbajtën lidhjen e tyre larg syrit të mediave deri në mars 2017 kur vendosën të dilnin hapur.


Flash Lajme