Capital T njihet për bamirësitë që bën për njerëzit në nevojë dhe në Muajin e Shenjtë të Ramazanit është bërë edhe më i ndjeshëm ndaj tyre.Si një djalë tepër bujar që është, ai ka vendosur që të bëjë një gjest prekës për njerëzit në nevojë.

Reperi ka dhuruar një banesë në vlerën e 30 mijë eurove.Lajmin e ka dhënë hoxhë Halil Kastrati në Facebook, ku ka publikuar edhe fotot e banesës që do të shkojë për një familje në nevojë.

“Na dhurohet edhe një banesë tjetër. Trim Ademi Capital T dhuron banesë të re te Jetimat e Ballkanit në vlerë prej 30 mijë eurove. Në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, përveç dhurimit të një Iftari në kuzhinën tonë, sot Trim Ademi Capital T na dhuroi një banesë të re dhe të kompletuar me të gjithë mobilimin dhe pajisjet e tjera që duhen për një banesë.

Banesa është afër 65 metra katrore dhe vlera e saj është 30 mijë euro. Së shpejti do ta bëjmë edhe dhurimin e kësaj banese te një familje nevojtare. Trim Ademi Zoti të shpërbleftë”, shkruan Halil Kastrati.