Ditën e enjte Fjolla Morina ishte e ftuar speciale në emisionin “Rudina” në televizionin “Klan”. Këngëtarja e njohur foli gjatë për këngën e saj më të re, “Si ta pranoj” në bashkëpunim me Valon Bytyqi.

Që nga momenti i parë i publikimit kënga tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, sepse ishte një baladë e ndjerë për njerëzit që nuk jetojnë më. Në media dhe rrjete sociale thuhej se Fjolla ja kishte dedikuar këtë këngë ish të dashurit të saj, që ka humbur jetën në një atentat. Por dje këngëtarja i ka hedhur poshtë këto thashetheme, sepse sipas saj kënga i kushtohet të gjithë njerëzve të saj që nuk janë më në këtë jetë.



“Nuk është për një person në veçanti, është për njerëzit që i humbim nga jeta, të dashurit tonë. Miqtë e mi, familjarët e mi, njerëz të dashur…ua dedikoj të gjithëve. Flas për njerëzit e zemrës që nuk jetojnë më e që do mbeten përjetë me mua”,-ka treguar Fjolla. Ajo ka shtuar se kënga i dedikohet edhe nënës së një djali që nuk jeton më dhe gruaja në fjalë shfaqet edhe në videoklip. Fjolla ka treguar se gjatë verës do të publikojë një këngë tjetër, e cila do të jenë ndryshe nga ky projekt i fundit, sepse do jetë ritmike.