Moderatori, Ermal Mamaqi së fundmi ka reaguar në emisionin  tij “Xing me Ermalin”, për akuzat për mashtrim në Festivalin e Kanës. Ermali thotë se, në Kanë shkoi për të promovuar filmin e tij.

“Para pak ditësh isha në Festivalin e Kanës për të parë çfarë bëhet andej. Duke qenë se kam dhe një film në duar, ishte rasti më i mirë për të njohur njerëz të kësaj fushe, për të reklamuar dhe për të shitur filmin se për këtë shkohet; është një treg ndërkombëtar ku njerëzit shesin dhe blejnë filma. Mirëpo kur u ktheva pashë që këtu në Shqipërinë time të dashur, vendi ku unë punoj, jetoj, investoj, prodhoj, krijoj, disa gazetarë më kishin kryqëzuar me pretendimin që unë po mashtroj njerëzimin. Shkruanin: ‘Ermali dhe Elvana po shpifin’. Të nderuar gazetarë, dashamirës dhe zemërbardhë, nuk kam pretenduar ndonjëherë që unë isha konkurrent në Festivalin e Kanës sepse po të isha do e kishin marrë vesh të gjithë. Isha thjesht për të shitur filmin dhe mora edhe një biletë për të parë një nga filmat që ishin konkurrentë. Në një postim kisha shkruar: Shpresojmë të marrim ndonjë çmim në Festivalin e Kanës. E para, çfarë të keqe ka të shpresojmë të marrim ndonjë çmim në Festivalin e Kanës? Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është ta krijosh atë. Ne sapo i dhamë një sinjal universit që një ditë të marrim një çmim në Festivalin e Kanës. Dhe e dyta, meqë unë e kam thënë këtë, mendjet e ndritura gazetareske duhet ta kuptonin që kjo ishte një shaka, se jam komedian dhe komedianët bëjnë shaka, prandaj quhen komedian. Dhe po, atë rrëzimin e bëra vetë.”,- thotë Ermali.dardania.com


Flash Lajme