Colors: Green Color

Igli Tare bën goditjen e radhës në merkato, duke rrëmbyer një nga mbrojtësit e Liverpoolit. Pasi më herët ka transferuar lojtarë si Luis Alberto apo Lucas Leiva, të cilët tashmë janë kthyer në liderë të bardhkaltërve, italianët janë gati të transferojnë një tjetër futbollist që ka pak hapësira.

Organizatorët e një turneu veror të profilit të lartë për skuadrat më të mëdha të klubit të futbollit botëror kanë vendosur ta mbajnë Juventusin dhe yllin e saj Cristiano Ronaldo larg nga Shtetet e Bashkuara këtë vit, duke eliminuar rrezikun e mbajtjes së yllit portugez nga autoritetet si pjesë e një hetimi për përdhunimin në Las Vegas, shkruan prestigjozja “New York Times”.

Gazeta amerikane “New York Times” ka zbuluar një të dhënë të rëndësishme për programin e Juventusit për verën e ardhshme. Në të shkruhet se klubi bardhezi nuk do të marrë pjesë në ndeshjet e turneut të zakonshëm “International Champions Cup” në Amerikë, por të luajë sfidat që do të zhvillohen në Azi, pikërisht në Kinë dhe Japoni.

Flash Lajme