Luka Jovic më në fund ka kompletuar ëndrrën e madhe për të veshur fanellën e Real Madridit. Sulmuesi serb i blerë për 60 milionë euro nga Los Blancos pas sezonit fantastik që zhvilloi me fanellën e Eintracht Frankfurt, është prezantuar fillimisht para tifozëve të zjarrtë të Realit të cilët ishin të shumtë në shkallët e Santiago Bernabeut për të përshëndetur yllin e tyre të ri.

Jovic u transferua në podiumin e nderit të stadiumit ku në praninë e presidentit Florentino Perez, drejtuesve të klubit, njerëzve të tij më të afërt dhe gazetarëve të shumtë tha fjalët e para si lojtar i klubit merengues.

Jovic u shfaq shumë i lumtur që është bërë pjesë e Realit, skuadrës me të cilën ka qenë tifoz që në fëmijëri.

Flash Lajme