Në gusht 2004, Real Madridi, duke ruajtur me besnikëri politikën e blerjeve të mëdha dhe të shtrenjta, paguan rreth 20 milionë euro për të sjellë mbrojtësin e ri anglez Jonathan Woodgate në “Bernabeu”.

Woodgate kishte spikatur te Leeds në fund të viteve 1990 dhe fillim të viteve 2000, një ekip që praktikisht u bë një kult. Mbrojtësi anglez spikati në atë kohë për faktin që së bashku me shokun e tij të ekipit, Lee Bowyer, shpëtuan nga agresioni një student indian në qendër të Leeds, por kjo në fakt është një histori që ka të bëjë shumë pak për atë që do ju tregojmë.

Koha kaloi shumë shpejt dhe erdhi momenti që ai të debutonte me fanellën e Real Madridit. Një ditë që për të gjithë do të ishte një ëndërr, por që për mbrojtësin anglez u shndërrua në një makth të vërtetë. Një ditë që Woodgate – dhe jo vetëm ai – nuk do ta harrojë kurrë.

Është 22 shtator 2005: 516 ditë pas prezantimit në shtyp, 516 ditë pas transferimit zyrtar. Në mes, pati një seri të gjatë dhe pothuajse të pabesueshme dëmtimesh dhe problemesh fizike që e mbanin mbanin Woodgaten larg fushave të lojës.

Në Bernabeu, luhej ndeshja mes Athletic Bilbaos dhe Real Madridit. Publiku madrilen si gjithmonë ndjek me kujdes veprimet e mbrojtësit anglez duke e përkrahur me duartrokitje dhe ovacione, për ta bërë të ndihej pjesë e familjes së tyre.

Por do të kalonin 25 minuta për ta kthyer në një makth. Joseba Etxeberría lëshon një krosim të bukur në zonë, pa shumë pretendime, por mbrojtësi anglez është në vendin e gabuar dhe kohën e gabuar, duke e devijuar me kokë në rrjetën e tij.

Historia mund të kishte përfunduar këtu dhe të ishte pak e trishto, por Woodgate vendosi që ajo ndeshje të futej në histori. Në minutën e 44-t, një minuta nga fundi i pjesës së parë, merr kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Carlos Gurpegi. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Flash Lajme