Romelu Lukaku mund të ndryshojë skuadër gjatë kësaj vere. Sulmuesi belg është i lidhur me një transferim të mundshëm tek Interi, aty ku do të gjente si trajner Conten, të cilin e cilëson si më të mirin në botë.

“Është bukur të shohësh Conte që i është bashkuar Interit. Për mua është trajneri më i mirë në bot. Unë e kam marrë vendimin tim, por nuk do të flas për respekt të Manchester Unitedit, që është klubi me të cilin kam kontratë. Tani do të nis pushimet dhe dua të çlodhem e argëtohem, pasi me të ardhmen do të merret agjenti im.

Kush është pranë meje e di që e kam pasur ëndërr të luaj në Angli dhe Itali. Me kthimin e Ancelottit, Contes e Sarrit, por edhe transferimin e Ronaldos, Seria A është bërë vërtetë emocionuese”, tha sulmuesi belg. /Koha Jone/

Flash Lajme