Paratë nuk janë problem për yjet e Liverpoolit, por ata nuk do ta refuzonin një ofertë prej 3500 paundësh nga fitorja e Champions League. Çdo futbollistë i skuadrës së parë të “The Reds” do të marrë një dhuratë shumë të veçantë.

Këllëf për Iphone X me vlerë 3500 paundë të realizuar me flori 24 karatë.

Në secilën prej tyre në pjesën e pasme është numri i fanellës që ata kanë mbajtur të veshur gjatë këtij sezoni. Trofeu sigurisht që do të jetë kujtimi më i bukur për lojtarët nga Liga e Kampionëve, por sigurisht dhe kjo dhuratë ishte e papritur për ta.

Kompania që dizenjon këllëfët, ka bërë 28 për skuadrën e Liverpool-it, ndërkohë që kompania ju ka dhënë mundësinë lojtarëve që nëse shtojnë nga 2300 deri në 3500 paundë, mund të marrin edhe një telefon ari të personalizuar. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme