Transferimi i Ferland Mendy nga Real Madrid, ka ndezur një problem të madh në ekipin blaugrana. Në një sezon, çdo skuadër duhet të ketë në dispozicion 25 futbollistë, por për momentin skuadra merengues ka plotë 37 lojtarë nën kontratë.

Transferimet e reja kanë tejmbushur “galakatikët”, duke bërë që tashmë drejtuesit të mendojnë për lojtarët që duhet të largohen. Në listën e largimeve të sigurtë janë: Keylor Navas, Theo, Reguilon, Llorente, Ceballos, James Rodriguez, Odegaard, Kovacic, Bale, De Tomas dhe Mayoral.

Flash Lajme