Presidenti i klubit të Paris Saint-Germain Nasser Al Khelaifi mbylli çdo spekulim se sulmuesi Mbappe ishte i gatshëm të largohej nga Ligue 1. Në e tij në edicionin e fundit të ‘France Football’ përfaqësuesi i PSG deklaroi: “Mbappé do të luajë për PSG 200% sezonin e ardhshëm “.

Presidenti i Katarit gjithashtu kritikoi problemet e gjeneruara nga disa lojtarë gjatë sezonit 2018-19 duke deklaruar: “Lojtarët duhet të jenë përgjegjës për veprimet e tyre dhe kjo është e vërtetë por tani më shumë se kurrë. Ata duhet të sillen ndryshe dhe duhet të punojnë më shumë. Nëse nuk pajtohen me këtë politikë, atëherë dyert janë të hapura … Mirupafshim …. Nuk dua më sjellje të ‘super yjeve’ të prishur “.

Në të njëjtën intervistë, Al Khelaifi ishte gjithashtu autokritik duke shtuar: “Ne të gjithë kemi mungesë të karakterit dhe shkallës së autoritetit dhe unë jam i pari që pranoj këtë. Të gjithë kemi nevojë për një goditje apo elektroshok”./Balkanweb

Flash Lajme