James Rodriguez në sezonin e ri do ta shohim në Seria A me skuadrën e Napolit. Mesfushori kolumbian pas largimit nga Bayerni dhe rikthimit te Real Madrid, ka vendosur që të vijojë karrierën në Itali.

“Espn” në Kolumbi ka zbuluar lajmin që është arritur akordi për huazimin e tij te skuadra e Ancelottit, me detyrimin për ta blerë në fund të sezonin të ardhshëm për shifrën e 40 milionë eurove.

Aktualisht fantazisti është i grumbulluar me Kolumbinë dhe po luan në Copa America, ndërsa klubi i Napolit ka zgjedhur të heshtë për momentin, por pas këtij lajmi, pritet të vijnë edhe konfirmime zyrtare.

James Rodriguez nuk gëzon raporte të mira me Zinedine Zidane, ndaj dy sezone më parë u transferua në Gjermani te Bayerni i Mynihut, por pas dy viteve, bavarezët nuk ushtruan të drejtën e blerjes, duke e kthyer fantazistin në Madrid.

Flash Lajme