Gareth Bale nuk do të largohet nga Real Madrid gjatë kësaj merkatoje janari.

Lajmi bëhet i ditur nga agjenti i futbollistit, që konfirmon se Bale, pavarësisht se ka humbur vendin e titullarit te Reali i Madridi do të kërkojnë që të jetë një futbollist kryesor në “Santiago Bernabeu”.

“Një lëvizje e Bale nuk do të ndodh gjatë kësaj vere. Unë nuk mendoj se ai dëshiron të largohet në huazim. Ai ka një jetë të bukur në Spanjë. Mendoj se do të duhej diçka e jashtëzakonshme për të që të largohej, por huazimet nuk janë një formulë e mirë për ne.“-tha Jonathan Barnett, agjent i futbollistit uellsian për “Sky Sports”.

Reali i Madridit ka shpenzuar rreth 300 milionë euro deri në këtë pikë të merkatos, duke transferuar futbollist si Eden Hazard, Luka Jovic, Mendy apo dhe Rodrygo.

Flash Lajme