Matthijs De Ligt përfundimisht i “jo” Barcelonës. Agjenti i mbrojtësit të talentuar të Ajaxit, Mino Raiola i ka komunikuar vendimin klubit katalanas sipas “Cadena SER”.

Në garë prër 18-vjeçarin vijojnë që të mbeten 3 skuadra të mëdha europian: PSG, Juventus, Bayern Munich.

Ai ka vendosur që të mos ndjekë rrugën e shokut të tij, De Jong, i cili këtë verë do të veshë fanellën e blaugranëve.

Ky dështim i katalanasve në merkato pritet të shkaktojë debate dhe zëra të tjerë kundër presidenti Josep Maria Bartomeu, i cili më 6 prill të këtij viti tha se e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e De Ligt, duke nënkuptuar se ishin të sigurt për nënshkrimin me talentin holandez.

Flash Lajme