Tashmë është zyrtare: Marco Giampaolo është trajneri i ri i Milanit. Ish-trajneri i Sampdorias do të zëvendësojë Gattuson, i cili u largua në fund të sezonit të kaluar. Ai ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me opsionin për një të tretë, nga e cila do të përfitojë 2 milionë euro në sezon.

Për Giampaolon është hap i madh në karrierë, pasi është skuadra e parë e madhe. Më parë ai ka drejtuar ekipe modeste si Brescia, Cesena, Empoli apo Sampdoria.

Një shans i artë që duhet të shfrytëzohet në maksimumin, pasi Milani kërkon që të rikthehet sa më parë në Champions League. /Koha Jone/

Flash Lajme