Milani duhet të fillojë që të shqetësohet, pasi Leonardo (drejtori sportiv i PSG) po përgatite një ofertë joshëse për portieri Gigio Donnarumma. Drejtuesi i ri i klubit transalpin është duke menduar që t’i ofrojë portierit 8 milionë euro në sezon, dy më shumë seç ai përfiton te Milani.

Largimi i tij do të ishte një goditje e madhe për Milanin, por njëkohësisht, edhe një zgjedhje e zgjuar për të përmirësuar disi bilancet negative në merkato. Të dyja klubet mund të bien dakord për ta shitur te PSG për një shifër që shkon në 60 milionë euro.

Një tjetër largim i madh mund të jetë Suso, i cili ka një klauzolë largimi prej 40 milionë eurosh, por interesi për të nuk është shumë i madh. Kessi ndërkohë nuk mund të sjellë më shumë se 30 milionë euro në arkat e kuqezinjve. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme