Atletico Madrid nuk ka ndërmend që t’ia dorëzojë Griezmann-in skuadrës së Barcelonës. Los Colchoneros janë acaruar së tepërmi pas një takimi sekret që katalanasit kanë pasur në muajin mars, një veprim që është i pandaluar për futbollistët nën kontratë me një klub.

Palët kanë rënë dakord që kalimi të bëhet më 1 korrik kur vlera e klauzolës të bëhet 120 milionë euro. Pas deklaratave të presidentit të Barcelonas, Bartomeu, klubi i Atletico Madrid ka reaguar me një deklaratë për mediat.

“Si rezultat i gjithë kësaj, sot Atletico Madrid i ka kërkuar futbollistit, motrës së tij agjente dhe avokatit të tij që Antoine Griezmann në bazë të kontratës së detyrueshme që ka me klubin tonë, të paraqitet të dielën e ardhshme në ambientet e klubit për të nisur fazën përgatitore bashkë me shokët e skuadrës”.

Përmes këtij njoftimi për shtyp, Atletico Madrid dëshiron të shprehë neverinë për sjelljen e të dy palëve, sidomos për Futboll Klub Barcelona, që ka detyruar lojtarin të thyejë kontratën që e lidh me Atletico Madridin në një moment gjatë sezonit, kur klubi po luante jo vetëm për Champions League ndaj Juventusit, por edhe në luftën për titullin kampion në La Liga kundër Barcelonës.

Diçka që konsiderohet kundër periudhës së mbrojtur të negocimit me lojtarët dhe të tjerët në bazë të rregullores të vendosur nga qeveritë dhe drejtuesit e të gjithë kompeticioneve sportive, edhe për faktin se do të jetë një humbje e madhe për klubin dhe miliona fansat tonë”, përfundoi deklarata e klubit madrilen.

Flash Lajme