Kukësi po luan ndeshjen e turit të parë ndaj Debrecenit në Hungari. Skuadra verilindore po tregon një futboll shumë të bukur me aksione të rrjedhshme. Valdet Rama duket se ka rigjetur formën e tij më të mirë, ndërkohë që deri më tani ekipi i Gjokës ka shpërdoruar disa shanse të arta.

Në minutën e 24-të, Rroca krijoi shansin më të mirë me një goditje të shkëlqyer në hyrje të zonës, e cila u përplas në shtyllën e majtë të portierit vendas.

Flash Lajme