I vetmi sulmues që e ka vendin e sigurt tek Interi është vetëm Lautaro Martinez. Ndoshta dhe jo? Duke dëgjuar fjalët e fundit të Alberto Yaque, agjent i argjentinasit, lindin dyshime edhe për të ardhmen e tij.

“Interesimi nga Barcelona është i fortë dhe real. I pëlqen vërtet klubit spanjoll, ka pasur interesim, por askush nuk më ka kontaktuar deri më tani”, ka thënë agjenti.

Në Argjentinë ndërkohë janë të bindur se blaugranët do të paguajnë klauzolën e tij prej 112 milionë eurosh, e cila është vendosur në kontratën e lojtarit. Lautaro Martinez ndërkohë duket se vështirë do të transferohet te Barcelona edhe për faktin që së fundmi kanë blerë kartonin e Griezmann për 120 milionë euro dhe janë të interesuar shumë për Neymar. /Koha Jone/

Flash Lajme