Të niset për Austri apo për në Torino? Në shtëpinë e Ajax-it ënde nuk është e qartë nëse nesër mbrojtësi Matthijs de Ligt do të udhëtojë me pjesën tjetër të ekipit për dy miqësoret që do të luhen në Austri më 14 korrik ndaj Basaksehir dhe 4 ditë më vonë ndaj Watfordit, apo do të shkojë në Torino për të nisur aventurën e re me Juventusin.

Kampionët e Italisë, sipas portalit holandez, “Vi.nl” po nxiton për të mbyllur transferimin e mbrojtësit këtë fundjavë, teksa ka ngritur edhe ofertën, e cila ka shkuar në 67 milionë euro. Edhe pse holandezët kërkojnë 75 milionë euro, duket se marrëveshja është arritur.

Ajax ndërkohë po punon edhe për zëvendësuesin e De Ligt, i cili pritet që të jetë Edson Alvarez të Club America. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme