Peter Crouch ka njoftuar tërheqjen nga futbolli profesionist në moshën 38-vjeçare. Me një karrierë të pasur në Premier League, ku është aktivizuar me Liverpool, Aston Villa, Southampton apo Tottenham, sulmuesi i Burnley ka dhënë lajmin e tërheqjes në Twitter.

“Pasi e mendova shumë, kam vendosur që të tërhiqem nga futbolli. Ky sport i mrekullueshëm më ka dhënë gjithçka dhe u jam mirënjohës të gjithë atyre që më kanë ndihmuar që të arrij deri këtu dhe që më kanë besuar”, shkroi anglezi në rrjetin social.

Peter Crouch ka shënuar 128 gola gjatë karrierës së tij me klube, ndërsa me përfaqësuesen angleze (42 ndeshje dhe 22 gola) ka luajtur Botërorët e viteve 2006 dhe 2010, si dhe Evropianin e vitit 2008.

Flash Lajme