Pas vendimit të CAS-it për të hedhur poshtë apelimin e Skënderbeut, dhe duke lënë kështu në fuqi vendimin e dhënë nga UEFA ndaj klubit korçar, ka reaguar edhe vetë organizmi më i lartë i futbollit në Europë.

Nëpërmjet një deklarate, UEFA Shprehet se e mirëpret vendimit e CAS për të hedhur poshtë apelimin e KS Skënderbeut, ndaj Komisionit të Apelit në UEFA, për vendimin e datës 26 prill 2018, të marrë kundër Skënderbeut.

CAS la në fuqi vendimin për përjashtimin e KS Skënderbeut nga kompeticionet e UEFA-s për 10 vite, si dhe një gjobë prej 1 milionë eurosh për fiksim ndeshjes.

UEFA shprehet ndër të tjera, se ky është një tjetër shenjë besimi për Sistemin e Zbulimit të Mashtrimit me Bastet (BFDS) që përdor UEFA, për të identifikuar bastet aspak normale në ndeshjet që luhen në Europë si dhe në nivele kombëtare, dhe e quan këtë instrument që monitoron rezultatet nga Sportradar, si garantues për integritetin e ndeshjeve dhe kampionateve.

Në fund UEFA shkruan se monitoron mbi 2000 ndeshje gjatë gjithë sezonit në kompeticionet europiane, për lëvizje të parregullta të koeficienteve për minuta të caktuara.

Flash Lajme