Vijon në kryeqytetin kosovar, Prishtinë, Kampionati Ballkanik i Beachvolley për moshën U-20. Vendi ynë përfaqësohet me 2 çifte për meshkuj, të cilët pasditen e sotme kanë treguar dy fytyra, duke humbur e fituar.

Ekipi Shqipëria 1, i cili përbëhet nga volejbollistët Redi Bakiri dhe Leonardo Doda, ka fituar edhe në takimin e dytë, të luajtur gjatë pasdites, duke kryesuar grupin me dy fitore.

Ndërsa ekipi Shqipëria 2, i përbërë nga volejbollistët Gesti Kapedani dhe Muharrem Deliu, është mundur në ndeshjen e pasdites (kuqezinjtë fituan gjatë paradites).

Rezultatet teknike (ndeshjet e pasdites)

Shqipëria 1 – Kosova 2, 2-0 (21-14, 21-12)

Shqipëria 2 – Kosova 1, 0-2 (18-21, 14-21)

Flash Lajme