Vetëvlerësimi ka qenë një nga çelësat e suksesit të Cristiano Ronaldos. Në një intervistë të dhënë së fundmi për platformën “Dazn”, nuk ka munguar në të gjitha aspektet, veçanërisht kur ju kërkua një krahasim me Lionel Messin për 15 vitet e fundit.

“Dallimi midis meje dhe tij? Kam luajtur në disa klube dhe kam fituar Championsin në klube të ndryshme. Kam qenë golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve për 6 sezone radhazi. Nuk ka shumë lojtarë që kanë arritur që të fitojnë 5 Champions dhe për këtë e identifikoj veten në këtë kompeticion”.

Portugezi u transferuar te Juventusi për të sjellë kupën me veshë të mëdhenj në Torino (për të cituar Nedved). Përpjekja e parë dështoi, por ka edhe tri vite kontratë.

“Messi është një lojtar i shkëlqyer që do të mbahet mend jo vetëm për Topat e Artë  (5 ashtu si CR7) por edhe për përmirësimin, si unë, vit pas viti. Unë zgjohem çdo ditë me qëllimin për të marrë gjithmonë diçka më shumë dhe jo vetëm për të fituar. Faleminderit Zotit nuk më mungojnë paratë dhe ajo që dua të fitoj është një vend në historinë e futbollit”, tregon Ronaldo. Sido që të jetë e ardhmja e tij, ai është padyshim një nga futbollistët më të mirë në historinë e futbollit. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Flash Lajme