Manchester City ja hedh me një gjobë pas shkeljes së rregullores për nënshkrimin me futbollistë të moshës nën 18 vjeç. Vendimi ka ardhur pak minuta më parë nga FIFA që ka dalë edhe me një deklaratë zyrtare për këtë çështje.

“Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka dënuar  klubin anglez të Manchester City-it për parregullsi në lidhje me transferimet dhe regjistrimin e lojtarëve nën moshën 18 vjeç. Manchester City ka shkelur, ndër të tjera, nenin 19 të rregullores së FIFA-s për statusin dhe transferimi i lojtarëve. Komiteti Disiplinor ka marrë në konsideratë faktin se Manchester City ka pranuar përgjegjësitë e tij, duke sanksionuar klubin me një gjobë prej 370000 frangash zvicerane (rreth 275,000 euro)”.

Skuadra angleze i druhej një bllokimi të mundshëm të merkato, diçka që po e vuan për momentin skuadra e Chelsea-t, që nuk mund të blejë asnjë futbollist, madje as në muajin janar. Në të kaluarën si Blutë e Londrës e ka pësuar edhe Atletico dhe Barcelona. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme