Nuk ka ende tym të bardhë nga Parisi për transferimin e Neymar te skuadra e Barcelonës.  Takimi i zhvilluar në Paris, mes delegacionit të Barcelonës dhe drejtorit sportiv te parizienëve Leonardo de Araújo, për transferimin brazilianit, është mbyllur pa sukses.

Drejtuesit e kampionëve të Spanjës do të kthehen në Katalunjë këtë të martë në pritje të zhvillimeve të reja.

Palët kanë mbajtur pozicionet e tyre, por pa mundur të afrohen në qëndrime, gjithsesi bisedimet do të vijojnë për të gjetur një marrëveshje para datës 2 shtator, kur mbyllet merkatoja. Barcelona ka këmbëngulur që është e gatshme të shkëmbejë lojtarë të saj me Neymarin, pa paguar para, ndërsa PSG përveçse emra të veçantë, pretendon edhe një shumë të majme.

PSG pëlqen Coutinhon dhe Semedon, për të cilët Leonardo do të ishte i gatshëm të mbyllte një marrëveshje, ndërsa katalanasit ofrojnë Coutinhon dhe Rakiticin. Pavarësisht se palët ende mbeten larg në qëndrime, vullneti i Neymarit për t’u kthyer te Barcelonë me sa duket do të jetë përcaktues në vendimin përfundimtar

Flash Lajme