Pas vetëm dy muajsh nga blerja prej 60 milionë eurosh (plus bonus), Real Madrid është i gatshëm që të largojë Luka Joviç. Sipas Don Balon dhe mediave serbe, ish sulmuesi i Eintracht nuk ka arritur që të bindë Zidane dhe tani merengues po kërkojnë një skuadër që ta huazojnë.

Ishte goditja e parë e madhe e revolucionit veror të Real Madridit, por basti i Fiorentino Perez rrezikon seriozisht që të mos jetë pjesë e ekipit për sezonin e ri. Trajneri francez ka mbetur shumë i zhgënjyer nga prezantimet e sulmuesit serb në miqësore.

Shumë i papjekur dhe për këtë arsye mund të rikthehet serish në huazim te ekipi i Eintracht. Reali kërkon një tjetër sulmues, pasi as Mariano Diaz nuk është në planet e tij. Profili më i vlerësuar është Christian Stuani nga skuadra e Gironës. Transferimi i tij mund të mbyllet për shifrën e 7 milionë eurove. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme