Gazeta italiane “Il Mattino” raporton se e ardhmja e Kastriot Dermakut nuk do të jetë në Seria A. Mbrojtësi i kombëtares sonë u ble nga Parma gjatë kësaj vere me kosto zero pas përfundimit të kontratës te Cosenza, por nuk ka arritur që të bindë në Tardini.

32-vjeçari, i cili shënoi një gol sezonin e kaluar dhe bëri prezantime të shkëlqyera si kapiten pritet që të rikthehet sërish në Seria B, teksa janë të interesuara plotë 3 skuadra.

Pescara, Trapani dhe Saleritana kërkojnë që të huazojnë mbrojtësin me të drejt blerje, por për t’u diskutuar do të jetë paga e Dermakut, e cila me siguri që do të jetë më e ulët se te Parma. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme