Super dueli mes Manchester City-it dhe Tottenham ashtu siç edhe pritej po dhuron një ndeshje shumë emocionuese. Në minutën e 20-të, skuadra e Guardiolës realizoi golin e avantazhit me Sterling pas një krosimi magjik të De Bruyne.

Gjithsesi gëzimi i “qytetarëve” ka zgjatur shumë pak, pasi Ndombele 3 minuta më pas jep një pasim për Lamelën, i cili befason portierin Ederson, që bën një dalje të gabuar nga porta. Vendasit nuk kënaqen aspak me këtë rezultat dhe në minutën e 35-të shënojnë me Agueron, pas një tjetër pasimi magjik të De Bruyne.