Interi është drejt finalizimit të operacionit për të sjellë në Milano edhe Alexis Sanchez, duke bërë që hapësirat për Mauro Icardin të jenë thuajse zero. Sulmuesi argjentinas kërkohet me ngulm nga Napoli, drejtuesit e të cilit i kanë kërkuar atij që deri në fund të javës të ndajë mendjen nëse do të pranojë ofertën e tyre ose jo, për të shfrytëzuar javën e fundit të merkatos për ndonjë objektiv tjetër.

Oferta e Napolit për Interin është 65 milionë euro plus bonuse të ndryshme, ndërsa për Icardin është gati një kontratë me pagë prej 7 milionë eurosh plus bonuset që e çojnë në 9 milionë euro neto në sezon. Por së fundi për të shqetësuar Napolin, në garë është futur edhe Monaco, që i ka ofruar Icardit një pagë prej 11 milionë eurosh neto në sezon, ndërsa për kartonin e tij është gati të paguajë deri në 70 milionë euro.

Destinacioni francez nuk është shumë i preferuar nga argjentinasi, aq më tepër se bashkëshortja e tij do të vazhdojë të punojë në Itali, ndërsa fëmijët do të vazhdojnë të arsimohen në Milano. Icardi dëshrion një kalim te Juventusi, por këtë lëvizje nuk bien dakord drejtuesit e Interit, që nuk duan ta shesin te bardhezinjtë.

Flash Lajme