Jurgen Klopp ka surprizuar tifozët e futbollit me deklarëtne e tij. Gjatë një interviste me “Bild”, trajneri gjerman ka paralajmëruar tërheqjen e tij nga futbolli.

Trajneri u shpreh se askush nuk duhet të habitet me tërheqjen e tij e cula mund të ndodh pas 2 ose 3 viteve.

“Në radhë të parë shpresoj që gjithçka të më shkojë po kaq mirë sa tani. Pas 2-3 vitesh do të shohim, gjithçka është e mundur madje edhe tërheqja ime. Nuk e di nëse do të ndodhë vërtetë por po e them që tani që në rast se diçka e tillë ndodh, të mos habitet askush”, tha Klopp.

Por, deklarata e Klopp  nuk është pritur mirë nga tifozët e Liverpoolit, pasi gjermani me këtë skuadër fitoi në Superkupën e Europës dhe Champions League. Largimi i tij do të sillte probleme për skuadrën e Liverpool.

Flash Lajme