Franck Ribery është futbollisti më i ri i skuadrës së Fiorentinës. Futbollisti francez është pritur në aeroport nga shumë tifozë të klubit vjolë.

“Jam këtu me familjen time për të bërë diçka së bashku.

Kam folur me disa njerëz që jetojnë këtu, kam folur me Luca Tonin dhe ai më tha se Fiorentina është një klub i madh dhe qytet i bukur. Më pëlqen qyteti dhe njoh shumë italian. Kam pritshmëri të mira dhe ju falënderoj që më pritët”, deklaroi Ribery

Francezi do të përfitojë 4 milionë euro në sezon, ndërkohë që ka firmosur për dy sezone. Ribery do të mbajë fanellën me numrin 7, që mbante edhe te Bayerni, i cili më parë mbahej nga Pulgar. Në këtë mënyrë vjollcët do të kenë në dispozicion dy futbollistë shumë të shpejt në krahë si Ribery dhe Chiesa.