Penalltia e humbur ndaj Wolves, jo vetëm që i mohoi 3 pikët Manchester United, por edhe solli irritimin e tifozëve e tifozëve në rrjetet sociale. Kjo ka bërë që trajneri i Djajve të Kuq, Ole Gunnar Solskjaer të zbresë nga hierarkia Paul Pogba.

Sipas asaj që raporton gazeta prestigjioze “The Sun”, mesfushori francez nuk do të jetë më goditësi i parë i 11-metërshave të Manchester United, pasi Solskjaer ja ka kaluar këtë të drejtë sulmuesit të talentuar Marcus Rashford.

Pogba dhe Rashford debatuan mes tyre se cili do ta godiste penalltinë në sfidën ndaj Wolves, teksa në fund ka goditur mesfushori francez.