Barcelona, ​​një blof. Real Madrid, një hipotezë pak a shumë e largët. Pista Juventus, një spekulim i pastër. Me pak fjalë, rruga e Neymar drejt arratisjes nga PSG, është gjithnjë e më e paqartë, duke marrë  në konsideratë të dhënat e fundit të gazetës franceze “L’Equipe”.

Ndërkohë, presioni mbi supet e trajnerit Tuchel është në rritje në Paris, pasi ai ka humbur kontrollin mbi dhomën e zhveshjeve, siç shpjegon “Le Parisien”. “Ti e kuptove si luajtëm?”; “Jo, por si zakonisht”. Këto ishin disa nga batutat e futbollistëve të PSG-së pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë ndaj Rennes. Situata në ekipin francez nuk është aspak e mirë, pasi futbollistët nuk po arrijnë që të kuptojnë skemat e trajnerit Tuchel nëse është 4-3-3 apo 3-5-2.

Mediat franceze zbulojnë se një nga lojtarët që ka shpërthyer ndaj trajnerit ishte Verrati, i cili i ka kërkuar llogari trajnerit për skemën. Tensioni vijon të shtohet edhe për shkak të çështjes Neymar. PSG është gati që ta lërë të lirë brazilianin, pro asnjë kusht në formë huzimi siç e kërkon Barcelona, ndërkohë që Juventus dhe Reali ende nuk kanë bërë propozime. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme