Te Arsenali do të mbetet vetëm një shqiptar në sezonin e ri. Shkodran Mustafi është udhëzuar nga stafi teknik i skuadrës londineze për të gjetur një ekip të ri, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Unai Emery.

“Shkodran Mustafi është futbollist i madh, por për një rrethanë apo një tjetër do të ketë pak shanse për të treguar aftësitë, apo për të qenë i lumtur me minuta që do ketë. Njësoj situata edhe për Elneni. Këta lojtarë nuk u aktivizuan shumë sezonin e kaluar dhe është më mirë që të largohen, të firmosin me një skuadër tjetër ku të jenë protagonistë dhe të jenë të lumtur”, u shpreh trajneri Unai Emery.

Merkatoja e futbollit në Angli është mbyllur, sa i përket blerjeve, por në dalje mund të ketë largime deri më 2 shtator.

Flash Lajme